LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore (BB) ka miratuar një paketë financimi urgjent prej 723 milionë dollarësh të kredive dhe granteve për Ukrainën ndërsa pushtimi rus po vazhdon.

Paketa përfshin një shtesë kredie prej 350 milionë dollarësh për një hua të mëparshme, përcjell Telegrafi.


Banka premtoi gjithashtu se do të punonte në krijimin e një pakete tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila do të ndahet “në muajt e ardhshëm”.

Në deklaratën e saj, BB-ja ka thënë se do të ofronte mbështetje shtesë për fqinjët e Ukrainës pasi ata pranojnë më shumë se 1.7 milion refugjatë.

“Grupi i Bankës Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe rajonit. Ky është i pari nga shumë hapat që ne po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve të gjera njerëzore dhe ekonomike të kësaj”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. /Telegrafi/