LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore miratoi hua prej 33.4 milionë dollarëve për Maqedoninë

Banka Botërore miratoi hua prej 33.4 milionë dollarëve për Maqedoninë

Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore sot e miratoi huan në vlerë prej 33,4 milionë dollarë të dedikuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit për mbrojtje sociale dhe arsim dhe kujdes të hershëm të fëmijëve në Maqedoni.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale do të fokusohet në zgjidhjen e sfidave lidhur me përjashtimin social të grupeve të cenueshme, si dhe cilësinë e dobët dhe fragmentimin e shërbimeve sociale dhe arsimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve.

“Projekti do ta rrit përfshirjen sociale të personave të cenueshëm në vend, përmes sistemit të dërgesës mirë të targetuar dhe të zgjeruar të shërbimeve sociale”, thotë Marko Mantovaneli, drejtor i zyrës së Bankës Botërore.

Në mënyrë shtesë, përmes investimit në arsimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve, Maqedonia investon në ardhmërinë e saj. projekti do ta përmirësojë gatishmërinë për shkollë, që është kyçe për zhvillimin e aftësive jetësore dhe për përforcimin e konkurrencës së ekonomisë në afat të gjatë, theksohet në kumtesën e Bankës Botërore.

Projekti do të ketë qasje gjithëpërfshirëse dhe përfshin zgjerimin e shërbimeve sociale dhe shërbimeve për arsim dhe kujdes të hershëm të fëmijëve, përmirësim të qasjes deri tek shërbimet, si dhe përmirësim të cilësisë së dërgesës së shërbimeve lidhur me mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve. Gjithashtu, pritet që projekti t’i përmirësojë standardet për cilësi, në kohë dhe sasi të shërbimeve të sigurisë. Kjo qasje e kombinuar do ta përmirësojë integrimin dhe përfshirjen e popullatës së cenueshme.

Shfrytëzuesit direkt të projektit, siç sqarohet, janë shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe grupet tjera të cenueshme të të rriturve dhe fëmijëve të cilët kanë të drejtë të shërbimit social, si dhe personelit administrativ në qeveri dhe komuna dhe subjekte tjera të përfshira në sigurimin e shërbimeve.

Projekti do të mbështesë arsim cilësor të hershëm të fëmijëve nga mosha parashkollore (3-6 vjet) dhe familjet e tyre dhe do të ndihmojë në tranzicionin ndaj arsimit fillor, me fokus të fëmijëve nga grupet e cenueshme dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, të gjithë fëmijët të moshës prej 0 deri në 6 vjet nga tërë vendi pritet të kenë dobi nga udhëheqësia e përmirësuar dhe kujdesi në shtëpinë e fëmijëve. Mësimdhënësit dhe personeli, si dhe personeli nga institucionet për shërbime sociale dhe institucionet parashkollore do të kenë dobi nga procedurat më të thjeshta dhe më efikase administrative dhe hapësirat e reja ose të rinovuara të punës.

Banka Botërore kumtoi se projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale do të implementohet në periudhën prej pesë viteve. Institucioni kryesor përgjegjës për implementimin e projektit do të jetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si prijës i dimensionit cilësor të komponentës për arsim dhe kujdes të hershëm të fëmijëve dhe natyrisht Ministrinë e Financave./RTV-21/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori