LAJMI I FUNDIT:

Banderas rrëfen për ndryshimet në mënyrën e jetesës pas problemeve në zemër

Banderas rrëfen për ndryshimet në mënyrën e jetesës pas problemeve në zemër
Antonio Banderas (Foto: Getty Images/Guliver)

Dihet shumë pak se aktori i famshëm, Antonio Banderas, kishte luftuar për jetën dy vjet më parë. Ai ishte shëruar me sukses nga një infarkt në zemër, por është ende vigjilent dhe i vetëdijshëm se problemet me zemrën janë çështje serioze që nuk pushojnë.

“E dija se shëndeti im është kompromentuar seriozisht, kam problem me zemër, por dy vjet më parë kur kam pasur sulm, e pashë këtë shumë qartë. Vdekja ishte e vërtetë”, citohet të ketë thënë aktori.

Të gjitha lajmet nga Antonio Banderas
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antonio Banderas

58-vjeçari ka shtuar se shëndeti e detyroi të ndryshojë seriozisht mënyrën e tij të jetesës – transmeton KP.

Nicole Kimpel dhe Antonio Banderas (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Turner/Guliver)

“Braktisa duhanin. Nisa të merrem me sport. Marr barnat e përshkruar nga mjekët. Mendova të punoj më pak, por pastaj ndërrova mendjen, pasi puna më mungonte në jetë. Gjendja ime natyrale është lodhja, por unë arrij t’ia dal shumë mirë”, ka theksuar Banderas.

Përveç duhanit, Antonio ka vendosur të ndryshojë mjedisin jetësor, ashtu që me partneren aktuale, Nicole Kimpel, në vend të Kalifornisë, jetojnë në një zonë të qetë të Londrës.

Njëherësh, aktori i popullarizuar ka një pronë në vendlindjen e tij në Spanjë, si dhe një apartament luksoz në New York.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori