LAJMI I FUNDIT:

Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligën e Kosovës

Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligën e Kosovës

Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Theranda është nikoqir i kryeqytetasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Bledi Shkëmbit vjen në këtë ndeshje me një seri pozitive prej tri fitoresh dhe një barazimi në katër ndeshje dhe synon të vazhdojë këto rezultate.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit ka pasur rënie të formës në dy ndeshjet e fundit me një humbje dhe një barazim, ndërsa synon t’i kthehet fitores për të mbetur në hap me dy vendet e para.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku; Kuc, Korenica; Zeka, Gripshi, Hoxha; Daku;

Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Lilaj; Zyba, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;

/Telegrafi/