LAJMI I FUNDIT:

Balla: Shqipëria do të hapë shumë shpejt negociatat me BE-në

Balla: Shqipëria do të hapë shumë shpejt negociatat me BE-në

Në këtë 29 Nëntor, lajm i mirë për të gjithë shqiptarët është se shumë shpejt Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim në BE, deklaroi të mërkurën, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla nderoi dëshmorët e rënë për liri nga qyteti i Elbasanit, ku së bashku me të zgjedhur vendorë dhe përfaqësues të partive të tjera politike vendosën kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve.

“Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e PS-së dhe institucioneve, sepse ne mendojmë që ashtu siç u radhitëm në koalicionin e fitores në vitin 1944, ashtu sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE”, tha Balla.