LAJMI I FUNDIT:

Balla akuzon Berishën se ka lejuar furnizimin e ushtrisë serbe me karburant në kohën e luftës në Kosovë dhe Bosnje

Balla akuzon Berishën se ka lejuar furnizimin e ushtrisë serbe me karburant në kohën e luftës në Kosovë dhe Bosnje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka konfirmuar sot se një grup deputetësh kanë propozuar miratimin e një rezolute për dënimin e masakrës së Srebrenicës të vitit 1995.

Ai tha se socialistët ishin të hapur për miratimin e një dokumenti të tillë, pasi Shqipëria e ka dënuar këtë masakër.


Megjithatë, Balla ka kërkuar përfshirjen në rezolutë edhe të shkeljes së embargos nga Shqipëria për karburantet drejt Serbisë në kohën e luftës në Bosnje dhe Kosovë.

Ai akuzoi Berishën se shkelja e embargos është bërë me porosi të tij që në atë kohë ishte President i Shqipërisë.

“Të mos harrojmë që në korrik 1995, presidenti i asaj kohe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e makinerisë ushtarake të Sllobodan Millosheviç”, ka thënë Balla.

“Jo vetëm që ka pasur prova, por është dënuar fakti që presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, furnizonte me karburant makinerinë vrasëse të Millosheviç që kaloi nga Bosnja edhe në Kosovë. Nëse e pranojnë edhe propozimin që pjesë e rezolutës të jetë edhe dënimi i shkeljes së embargos nga ana e Shqipërisë, me porosinë e Sali Berishës, atëherë do të kemi një dokument më integral”, shtoi Balla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori