Bale: Ronaldo ma lehtëson punën

Uellsiani po shënon gola dhe po bën asistime pas telasheve në start të sezonti dhe për formën e mirë ai sërish ka falënderuar Cristianon.
“Kur luani me lojtarin më të mirë në botë, kjo ju bën më të lehtë gjithçka”.
“Dhe të luash me të dhe me pjesën tjetër të ekipit është gjë e madhe për mua prandaj ndihem shumë mirë”, shpjegoi uellsiani.
“Sigurisht se kam pasur start të dobët, por tani pasi kam hyrë në formë, vështirë do të jetë që të ndalemi. Unë po filloj të luaj futbollin tim në fushë dhe po kënaqem shumë me jetën në Madrid”, ka thënë Bale.

Nga
Telegrafi
16/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































