LAJMI I FUNDIT:

Bale i hapur për rikthim te Tottenhami

Bale i hapur për rikthim te Tottenhami

 Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është i hapur për një kthim në Ligën Premier, pikërisht te ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur.

Bale ka vuajtur të gjej formën e vazhdueshme që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu para katër viteve.


Megjithatë, lëndimet e shumta e penalizuan yllin e Uellsit të tregoj vetën, ku në shumë raste ishte edhe jashtë fushave të blerta për disa muaj.

Tottenhami ka shitur 10 yje që i kanë sjellë miliona euro në dekadën e fundit (Foto)
Lexo po ashtu Tottenhami ka shitur 10 yje që i kanë sjellë miliona euro në dekadën e fundit (Foto)

Kështu, presidenti i Realit, Florentino Perez po konsideron shitjen e Bale gjatë verës së ardhshme.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, vendimi i Perezit vjen për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me dëmtimet.

Bale duke iu gëzuar një goli në Ligën e Kampionëve (Twitter/Real Madrid)

Don Balon thekson se një kthim në White Hart Lane te Spursat, klubi që la në vitin 2013, do të ishte më tërheqës ndaj 28-vjeçarit.

Por, një transferimi i Bale nga Tottenhami nuk do të jetë i lehtë pasi ka konkurrencën e fortë nga skuadrat e mëdha angleze.

Real Madridi me ofertë të parezistueshme për Tottenhamin, ofron tre yje për Harry Kanen
Lexo po ashtu Real Madridi me ofertë të parezistueshme për Tottenhamin, ofron tre yje për Harry Kanen

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë tentuar të nënshkruajnë Bale në të kaluarën dhe ende e kanë në radar, por anësori preferon të luajë në Wembley nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Bale thuhet të jetë i ngazëllyer për një kthim të mundshëm te Tottenhami, pasi me ndërtimin e një stadiumi të ri klubi janë duke kërkuar edhe titullin dhe llogariten si njëri nga pretendentë të vërtetë për ta fituar atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori