LAJMI I FUNDIT:

Bale dhe Isco mund të largohen që në janar nga Real Madridi

Bale dhe Isco mund të largohen që në janar nga Real Madridi

Gareth Bale dhe Isco thuhet se mund të largohen nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Uellsiani deri më tani në këtë sezon ka bërë shtatë paraqitje në këtë sezon, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime, por nuk është as afër paraqitjeve që presin los Blancos.


E njëjta situatë është edhe me Iscon që nuk është më i pëlqyer nga Zinedine Zidane, gjersa nuk ka shënuar apo ka bërë ndonjë asistim deri më tani.

Gareth Bale (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mundo Deportivo raporton se Bale ka shkuar në Londër me lejen e Real Madridit, mirëpo aty do të diskutojnë me agjentin e tij rreth të ardhmes që mund të zgjidhet në janar.

Gareth Bale ka shkuar në Londër për arsye personale
Lexo po ashtu Gareth Bale ka shkuar në Londër për arsye personale

30-vjeçari ishte shumë afër kalimit në verën në Kinë, mirëpo Florentino Perez e bllokoi largimin e tij, pasi nuk pranuan shumën e kërkuar.

Mesfushori spanjoll po ashtu është në listën e largimeve që mund të ndodhin në afatin e dimrit, derisa për të interesim kanë shprehur Tottenhami, Juventusi, Manchester City dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori