LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Qytetarët s’po e përjetojnë rritjen ekonomike por vetëm atë të çmimeve

Bajrami: Qytetarët s’po e përjetojnë rritjen ekonomike por vetëm atë të çmimeve
Foto: Arkiv

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami derisa ka komentuar Projektbuxhetin e vitit 2022, i cili sot është në shqyrtim tha se rritjen ekonomike po e vlerëson të pashembullt Qeveria nuk po e përjetojnë qytetarët.

Sipas saj, qytetarët po e ndjejnë vetëm rritjen e çmimeve.

Ish-ministrja e Financave tutje tha se rritja e të hyrave në 2 miliardë e 748 milionë euro vjen si rezultat i relaksimit të masave, prezencës së diasporës, rritjes së remitancave, inflacionit që ka rritur çmimet dhe rritjes së çmimeve të transportit.


Kurti: Tani po e vërejmë sa ka vuajtur Kosova për një qeverisje që nuk e keqpërdor paranë publike
Lexo po ashtu Kurti: Tani po e vërejmë sa ka vuajtur Kosova për një qeverisje që nuk e keqpërdor paranë publike

“Rritjen e pashembullt ekonomike nuk po e përjetojnë qytetarët, qytetarët të vetmen rritje që po e vërejnë këto ditë është rritja e çmimeve e ju mund të thoni gjithë ditën se kemi rritje e lulëzim ekonomik, por ata e dinë se po e jetojnë në lëkurën e tyre kur me pagat e njëjta dhe pensionet e njëjta shporta në markete po iu mbesin përgjysmë. Ne e dimë që ju keni dhënë shtesa por po jepni një 10 euro, respektivisht 20 euro, sikur për fëmijët e deputetëve të ministrave të shefave të agjencive, gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe të atyre që janë në asistencë sociale e nëse ju këtë e quani barazia sociale unë po iu them se kështu nuk bëhet barazia sociale. Duhet t’i ndihmoni ata që kanë nevojë e nëse ju mendoni që fëmijëve që janë në nevojë ju ndryshoni jetën me 10 euro unë iu rekomandoj që të shkoni në market dhe të shihni se çka mund të blini me 10 euro”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori