LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Demarkacionin do ta kundërshtojmë fuqishëm, por pa gaz lotsjellës (Video)

Bajrami: Demarkacionin do ta kundërshtojmë fuqishëm, por pa gaz lotsjellës (Video)

Nisma për Kosovën është pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it, pavarësisht që në Kuvend kjo parti kishte hedhur kritika për dështimet e këtij misioni. Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nisma-s ka deklaruar në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel se mos funksionimi i sistemit të drejtësisë në vend na ka sjellë deri në këtë pikë që të kemi nevojë për misionet ndërkombëtare.

Ajo ka treguar se kur partia më re e certifikuar nga KQZ (Nisma) do të jetë pjesë e Kuvendit.


“Derisa kjo qeveri jolegjitime nuk bënë tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjes së demarkacionit dhe asociacionit, ne nuk do të jemi pjesë e Kuvendit”, ka thënë ajo.

Kthimi i Vetëvendosjes pa asnjë kush në Kuvend, për Valdete Bajramin është një dështim dhe kthim prapa.

“Prandaj ky vendim i njëanshëm i VV-së për rikthim ka qenë i dëmshëm edhe për kauzat opozitare”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka paralajmëruar një kundërshtim të fuqishëm të marrëveshjes së demarkacionit në rast që ajo dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

“Gazi lotsjellës më nuk do të përdoret, por sigurisht që do të këtë metoda të tjera të kundërshtimit”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në parti duke thënë se ky proces do të përfundojë me 25 qershor nga i cili do të dalin strukturat e reja udhëheqëse të partisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori