LAJMI I FUNDIT:

Baily: Shpresoj që qytetarët do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre

Baily: Shpresoj që qytetarët do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre

Ambasadori i SHBA në Maqedoni Jess Baily beson se vendimin që qytetarët të Maqedonisë duhet të marrin në referendum është shumë e rëndësishme dhe prandaj shpreson se do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gëzohem që jam këtu në këtë udhëkryq të Maqedonisë, në një kohë kur Maqedonia është në udhëkryq dhe vendimin e rëndësishëm që qytetarët duhet të marrin javën e ardhshme. Shpresoj që qytetarët të dalin dhe të shprehin mendimin e tyre, pavarësisht se kush të jetë ai, kjo është një pjesë e rëndësishme e procesit demokratik”, tha Baily gjatë një vizite në komunën e Kumanovës.


Baily theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunim me Kumanovën si një qytet që, siç tha ai, përfshin diversitetin e Maqedonisë, nga disa aspekte, fetare, kulturore, industriale.

Ai shtoi se Kumanova është një udhëkryq i dy korridoreve, jo vetëm për shtetin, por edhe për kontinentin evropian dhe janë krenarë që bashkëpunojnë dhe ofrojnë mbështetje për disa shkolla përmes rindërtimit, zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile, fuqizimit të rinisë, personave me nevoja të veçanta, për njerëzit që fillojnë biznese të vogla. Ambasadori amerikan njoftoi se do të takohet me disa prej tyre dhe shprehu shpresën se do t’i ndërtojnë bizneset e tyre dhe do t’i shpërndajnë produktet, jo vetëm në tregun e Maqedonisë, por edhe në tregun rajonal dhe evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori