LAJMI I FUNDIT:

Baily: SHBA çdoherë do ta mbështet integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Baily: SHBA çdoherë do ta mbështet integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Në organizimin e Këshillit Euro-Atlantik, sot në shtëpinë e ARM-së, është shënuar 68-vjetori i formimit të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqerdoni.

Ambasadori i SHBA-së, Jess Baily, tha se SHBA do ta mbështet integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. ”SHBA-të presin që së shpejti të formohet qeveri që do të zbatojë reforma dhe agjenda që e afrojnë vendin me BE-në dhe NATO-n. Zgjedhjet e dhjetorit ishin kredibile, deputetët u ulën në Kuvend, u bë edhe shumicë parlamentare sipas principeve demokratike dhe kushtetutare. është e jashtëligjshme që mos të vazhdojë ky proces. Liderët e partive duhet që qytetarëve të ju ofrojnë zgjidhje që e zhbllokojnë zhvillimin e vendit dhe integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.” tha mes tjerash Baily. /Telegrafi/