Dy ambasadorët kanë takuar kryetarin e Maqedonisë Ivanov pasi ai vendosi që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, Jess Baily dhe ambasadorja gjermane Christine Althauser janë aktualisht në rezidencën presidenciale në takim urgjent tek Gjorgje Ivanovi njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky takim urgjent vjen menjëherë pas vendimit të sotëm të presidentit Gjorgje Ivanovit për t’i falur të gjithë politikanët që janë nën hetime dhe ndaj të cilëve është ngritur procedurë hetimore nga Prokuroria Speciale për krime në zgjedhje./Telegrafi/