Bahtiri: S’do të bëj pazare me kufirin administrativ

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se nuk do të bëjë pazare me përcaktimin e kufirit administrativ në mes të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se vija kufitare në mes të këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisarit dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim.
Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës Veriore të Mitrovicës për ta ndryshuar këtë vijë janë të kota. Ai e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës ta shtyjnë përpara këtë proces.
Bahtiri ka folur edhe për situatën e sigurisë në këtë komunë. Ai ka theksuar se koha e tensioneve ndëretnike në këtë qytet ka përfunduar.
Nga
Telegrafi
11/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































