LAJMI I FUNDIT:

Baftiu: Kosova ka ligje shumë të mira për punëtorët, por ato nuk po zbatohen (Video)

Baftiu: Kosova ka ligje shumë të mira për punëtorët, por ato nuk po zbatohen (Video)

Deputetja e Grupit të Pavarur (GDP), Besa Baftiu ka theksuar se Kosova ka ligje shumë të mira që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por sipas saj ato nuk po zbatohen në praktikë.

Ajo në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se të drejtat e punëtorëve po shkelen në Kosovë dhe se sipas saj, kjo ndodhë për shumë arsye.


“Një ndër to është mungesa e inspektorëve të punës, respektivisht një numër i vogël i tyre. Kjo gjë është thënë edhe nga ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale”, ka shtuar Baftiu. /Telegrafi/