LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout në turneun REPUBLEAGUE CS:GO
(Foto: PGL)

Sot (e mërkurë) do të zhvillohet ndeshja e parë për ekipin Bad News Eagles, në kuadër të turneut REPUBLEAGUE, i cili shpërndan çmime në vlerë 130.000 euro.

Kundërshtari i parë me të cilin do të përballet ekipi shqiptar, do të jetë ekipi Sprout të cilët renditen në vendin e 30–të në ranglistën botërore të CS:GO.


Dy ndeshjet e fundit të cilat ekipet i kanë zhvilluar ndërmjet vete, fitues doli ekipi Sprout, por këto ndeshje janë zhvilluar vitin e kaluar.

Ndeshjen të cilën do ta zhvillojnë sot dy ekipet, do të luhet në formatin ‘Bo3’, ku ekipi fitues do të kalojë në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’, ndërsa ekipi humbës kalon në ‘Lower Bracket’ .

Bad News Eagles ftohen në turneun me vlerë 130.000 dollarë - REPUBLEAGUE S3
Lexo po ashtu Bad News Eagles ftohen në turneun me vlerë 130.000 dollarë - REPUBLEAGUE S3

Duke filluar nga ora 16:00, sot (e mërkurë) mund ta ndiqni ndeshjen ndërmjet Bad News Eagles dhe Sprout, në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE, në platformën Twitch. /Telegrafi/