LAJMI I FUNDIT:

Baçev: Kjo nuk është luftë për liderë, kjo është luftë për mbijetesën e një populli të tërë, luftë për Maqedoninë

Baçev: Kjo nuk është luftë për liderë, kjo është luftë për mbijetesën e një populli të tërë, luftë për Maqedoninë

Mbrëmë në kuadër të fushatës “Maqedonia bojkoton” Shtabi i krizës kundër referendumit kishte takime në Komunën e Manastirit.

“Përshtypja e përgjithshme nga takimet e popullit maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë masovikisht janë për bojkot dhe për mos dalje në referendum dhe nuk e pranojnë marrëveshjen kapitulluese me Greqinë ku fshihen maqedonasit nga harta botërore e kombeve”, kumtojnë nga Shtabi i krizës kundër referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i partisë pro-ruse “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev i cili është pjesë e Shtabit të krizës kundër referendumit i përbërë nga më shumë se 70 organizata bëri thirrje për bojkot dhe mos dalje në referendum dhe në këtë mënyrë, siç tha ai, më 30 shtator do ruajmë Maqedoninë maqedonase.

“Qeveria kukull është e dëshpëruar dhe në panik për shkak se referendumi nuk do të ketë sukses dhe për këtë shkak secilën ditë shpërndajnë gënjeshtra populliste sikur gënjeshtrat e Zaevit i cili thotë se në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” presin miliardë eurot nga BE-ja vetëm se duhet të ndryshohet emri dhe ato para do të vijnë në Maqedoni dhe të gjithë do të jemi të pasur dhe të lumtur. Mos ju besoni  treshes Zaevi, Sheqerinska dhe Dimitrov për shkak se jeta në Maqedoni erdh vetëm për qeverinë dhe për bizneset e tyre dhe ata duan anëtarësim në NATO për shkak se e dinë se NATO-ja ju garanton të vjedhurën e të gjithë atyre që kryen vjedhje ndaj popullit”, tha Baçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori