LAJMI I FUNDIT:

Babai dhe nëna e Nora dhe Akil Gjakovës mes emocioneve flasin për suksesin e fëmijëve të tyre në Lojërat Olimpike

Babai dhe nëna e Nora dhe Akil Gjakovës mes emocioneve flasin për suksesin e fëmijëve të tyre në Lojërat Olimpike

Babai dhe nëna e Nora dhe Akil Gjakovës, Luani e Elvana kanë dhënë një intervistë në RTV Dukagjini për suksesin e fëmijëve të tyre në Lojërat Olimpike  që po mbahen në Tokio.

Nora arriti që të fitonte medaljen e artë, që ishte e dyta për Kosovën pas asaj të Distria Krasniqit, derisa Akili përfundoi në vendin e shtatë.

Nëna e dy xhudistëve tanë ka thënë se ajo nuk ka mundur të flejë gjatë natës, duke pritur me emocione përballjet e fëmijëve të saj, por që doli të jetë shumë krenare me ta.

Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë
Lexo po ashtu Kosova, vendi që paguan më së shumti për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

“Jo, gjithë natën kemi qëndruar zgjuar, duke pritur Akilin, më pas edhe Norën. Medalja e Norës na ka gëzuar shumë, Akili u rendit i shtatit, natyrisht se nuk është pak”, është shprehur Elvana, nëna e Akilit dhe Norës.

“Norës i është realizuar ëndrra e saj, është pa fjalë si çdo herë dhe ia ka arrit me fitua. I kam përcjell të gjitha përballjet e Norës, më kanë pëlqyer shumë

Majlinda Kelmendi njofton për pensionim nga xhudo
Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi njofton për pensionim nga xhudo

Në anën tjetër, babai Luani ka thënë se ai ka një gëzim të veçantë, të cilin nuk mund ta shpre me fjalë për suksesin e Norës dhe Akilit.

“Është një ndjenjë e veçantë, një gëzim që nuk munda ta shpreh, nuk e kemi prit këtë fitore. Nora ka qenë e lënduar, ka pas operacione, por është rikthyer e fortë. Në olimpiadën e kaluar ka shkuar me lëndim dhe i është dashtë që të tërhiqet, por me angazhimin e saj dhe me mundin ia ka dalë”.

"Me kampionen numër tre" - Driton Kuka poston fotografi me ekipin e xhudos së Kosovës
Lexo po ashtu "Me kampionen numër tre" - Driton Kuka poston fotografi me ekipin e xhudos së Kosovës

“Ne kemi edhe vajzën e vogël që stërvit xhudo dhe tani kemi tre fëmijë që janë në xhudo. Akili ka pas kundërshtarë më të vështirë, mirëpo do ta ketë kohën e tij dhe në të ardhmen do të triumfojë”, ka shtuar më tej ai.

Kosova aktualisht gëzon tre medalje të arta olimpike, pasi në vitin 2016, Majlinda Kelmendi e fitoi në Rio, Distria dhe tani së fundmi Nora. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori