LAJMI I FUNDIT:

Azeski sot në biznes forumin ‘Kopaonik’

Azeski sot në biznes forumin ‘Kopaonik’

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski do të marrë pjesë në edicionin e 24-t të Biznes forumit Kopaonik, që mbahet prej sot deri më 9 mars, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Azeski do të flasë në panelin e tretë, në temën ‘Programi reformues i investimeve rajonale; një rajon; një ekonomi’.

Sipas organizuesve, deri më tani janë paralajmëruar 1 mijë përfaqësues, edhe atë nga sektori bankar, sigurimet, tregtia, turizmi, energjetika, bujqësua dhe sferave tjera si dhe zyrtarë të lartë shtetëror me ndikim që do ta shqyrtojnë programin për reforma, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon.

Të pranishëm do të jenë edhe ambasadorë, diplomatë, përfaqësues nga investimet financuese ndërkombëtare, analistë ekonomik, ekspertë ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga mediumet. /Telegrafi/