Azemi: Vështirë për Sigal Prishtinën

“Do ta kemi shumë vështirë, pasi Peja është përforcuar me një basketbollist shumë cilësor, Brkiq, kurse më parë ka kthyer edhe kroatin, Teo Simoviq”, ka thënë fillimisht kapiteni për SportPlus.
“E kemi shikuar lojën e tyre dhe mund të them se Peja ka skuadër shumë të mirë. Mirëpo, nëse kemi disiplinë, e luajmë lojën tonë kolektive, atëherë mund ta mposhtim Pejën edhe në ‘Karagaç’”, shtoi kapiteni prishtinas, Edmond Azemi.
Sigal Prishtina e kryeson tabelën e ETC Superligës me 16 pikë (8 fitore), ndërsa Peja i ka 14 pikë (7 fitore, 1 humbje). Të vetmen humbje Peja e ka pësuar nga Sigal Prishtina në kryeqytet, me rezultat 66:87. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































