LAJMI I FUNDIT:

Avramopolus: Udhëtimi pa viza vlen vetëm me pasaportat e Kosovës

Avramopolus: Udhëtimi pa viza vlen vetëm me pasaportat e Kosovës

(E plotësuar)- Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe shefen e Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Fredercia Mogherini, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza vetëm me pasaporta të Kosovës, duke mohuar mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë më pasaporta tjera.

“Kur flasim për lëvizjen pa viza, kjo ndërlidhet vetëm për pasaportat e Kosovës”, tha ai në pyetjet e gazetarëve se si do tu mundësohet lëvizja e lirë, pa viza në vendet shengen, për serbet e Kosovës.


Sipas tij, lëshimi i pasaportave biometrike është e dobishëm për sigurinë e brendshme dhe për udhëtim.

“Nëse flasim për atë që thamë në fillim, vetëm pasaportat kosovare do të njihen. Lëvizje pa viza ka të drejta por ka edhe obligime. Cilat janë të drejtat dhe obligimet duhet të iu sqarohen njerëzve. Autoritetet e Kosovës e kanë marrë përgjegjësinë që ta bëjnë një kampanjë informuese për të drejtat dhe obligimet që dalin nga lëvizja pa viza. Nëse obligimet e qytetarëve nuk respektohen do të ketë ndikim mbi marrëveshjen tonë. Qytetarët e Kosovës, janë ata të cilët duhet të mbrojnë të drejtat e garantuara nga momenti që ky propozim hyn në fuqi”, ka thënë Avramopolus./Telegrafi/

Avramopoulos: Së shpejti fillon kampanja kundër abuzimit me lëvizjen pa viza

Komisionari për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos tha se së shpejti do të fillojë kampanja për të mos e lejuar abuzimin me lëvizjen pa viza, që pritet së shpejti t’u garantohet qytetarëve kosovarë, pas rekomandimit nga Komisioni Evropian.

Ai tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se e sjell më afër Evropës. Avramopoulos, po ashtu, tha se nuk duhet harruar që lëvizja e lirë shoqërohet me disa obligime.

“Nuk duhet të harrojmë që lëvizja e lirë shoqërohet me disa obligime. Do të fillojmë kampanjën për të mos lejuar abuzimin me lëvizjen pa viza”, deklaroi ai.
Komisionari, para gazetarëve përgëzoi kryeministrin dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë muajve të fundit në mënyrë që Kosova të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave.

“Zoti kryeministër do të doja t’iu përgëzojë ju dhe të gjithë kolegët tuaj për punën që e keni bërë për këta muaj. E dimë që nuk ka qenë e lehtë”, tha ai

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori