LAJMI I FUNDIT:

Avokati Jashari: Rasti i Liridona Murselit më shumë ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar sesa grabitjes

Avokati Jashari: Rasti i Liridona Murselit më shumë ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar sesa grabitjes

Mbrëmjen e së mërkurës ndodhi një rast tragjik. Në rrethana ende të paqarta, u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Avokati Arbër Jashari, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se”vrasja më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje”.


Kjo pasi sipas tij, grabitësit nuk grabitin vetura private, sepse nuk rrezikon për pak.

“Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim( marketet, pikat e karburanti etj.), vendet që kanë gjera me vlerë (ari psh).

“Grabitësi e di, që sot njerëzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona”.

“Grabitësi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka  të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçkën. Grabitësi vret veç kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit”, u shpreh Jashari.

Ai konsideron se është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

“Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë”, shkroi ai.

Ndërkaq, sipas njoftimeve zyrtare, policia në koordinim me prokurorinë, kanë nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Lajme
Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë

Lajme
Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

Osmani nis takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

Lajme
Kalo në kategori