LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet kineze shkarkojnë zyrtarët shëndetësor në provincën Hubei, nuk menaxhuan si duhet me krizën shëndetësore

Autoritetet kineze shkarkojnë zyrtarët shëndetësor në provincën Hubei, nuk menaxhuan si duhet me krizën shëndetësore

Autoritetet kineze kanë shkarkuar dy zyrtarë shëndetësorë nga provinca Hubei, epiqendra e epidemisë së coronavirusit.

E gjitha ndodhi për shkak të keqmenaxhimit të krizës shëndetësore, që ka kapluar këtë provincë dhe në përgjithësi Kinën dhe botën, transmeton Telegrafi.


​Trump parashikon fundin e coronavirusit
Lexo po ashtu ​Trump parashikon fundin e coronavirusit

Bëhet fjalë për zyrtarin e lartë të Komisionit për Shëndetësisë, Jang Jin dhe drejtori Liu Jingzi që u shkarkuar nga Këshilli i partisë Komuniste kineze.

Siç raporton Reuters, ky vendim do të duhej të qetësonte paksa qytetarët që ishin të pakënaqur me mënyrën se si kishin reaguar autoritetet ndaj rasteve të para të prekurve më coronavirus në qytetin Wuhan.

Rritet numri i viktimave nga coronavirusi, 1.013 persona humbin jetën - mbi 42 mijë janë infektuar në gjithë botën
Lexo po ashtu Rritet numri i viktimave nga coronavirusi, 1.013 persona humbin jetën - mbi 42 mijë janë infektuar në gjithë botën

Hubei është provinca që po konsiderohet si epiqendra e epidemisë, ku 90 për qind të rasteve me vdekje nga coronavirusi janë regjistruar në këtë rajon.

Ndërkohë, zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë mbërritur në Pekin, për të ndihmuar në parandalimin e zgjerimit të virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/