LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet e Maqedonisë shpresojnë se do t’i gjejnë trupat e dy policëve kosovarë

Autoritetet e Maqedonisë shpresojnë se do t’i gjejnë trupat e dy policëve kosovarë

Zëvendësministëri i brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, ka thënë se autoritetet maqedonase iu janë përgjigjur thirrjes së Policisë së Kosovës për të kërkuar dy zyrtarët policor të zhdukur pas aksidentit në Lepenc.

Ai ka pranuar se policia kufitare ka arritur të monitorojë përgjatë lumit Lepenc në territorin maqedon, ndërsa ka theksuar se ka një pistë që mund t’i çojë ata tek dy trupat e policëve të zhdukur.


”Policia kufitare e Maqedonisë iu është përgjigjur thirrjes së Policisë së Kosovës për të monitoruar përgjat lumit në fjalë në territorin maqedon”, ka thënë Nuhiu, për Klan Kosova.

”Por gjatë lumit është parë një barrikadë, pemë e rënë, në të cilën dyshohet se përmes saj ka arritur depërtimi i zyrtarëve ku mund të ndodhen trupat policor të cilët po i kërkojmë”.

”Jemi të gatshëm për të vazhduar më tutje për kërkimet, por për shkak të territ kërkimet do të vazhdohen nga mëngjesi i së hënës” , tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori