LAJMI I FUNDIT:

Autopsia tregon se Astori vdiq si pasojë e ngadalësimit dhe ndaljes së punës së zemrës

Autopsia tregon se Astori vdiq si pasojë e ngadalësimit dhe ndaljes së punës së zemrës
(Foto: Twitter/ACF Fiorentina)

Autopsia e Davide Astorit ka treguar se kapiteni i Fiorentinas ka ndërruar jetë nga pamjaftueshmëria e zemrës, ashtu siç ishte dyshuar.

Në bazë të asaj që thuhet nga Corriere dello Sport, Astori ka vdekur “si pasojë e një problemi në zemër pa të dhëna makroskopike, që dyshohet të ketë bazë bradi-aritmike”.


(Foto: Twitter/ACF Fiorentina)

Prandaj për shkaqe natyrore, puna e zemrës së tij është ngadalësuar në vazhdimësi, derisa është ndalur.

Të gjitha lajmet për DAVIDE ASTORIN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për DAVIDE ASTORIN

Autopsinë e kanë kryer doktori i Patologjisë Vaskulare në Universitetin e Padovas, Gaetano Thiene dhe eksperti i Anatomisë Patologjike, njëherësh profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Udines, Carlo Moreschi.

Prokurori publik tashmë e ka nënshkruar autorizimin që trupi t’i kthehet familjes.

Trupi i tij është duke u përgatitur për funeralin e të enjtes që do të zhvillohet në Basilica di Santa Croce në Firence.

Kujtojmë se futbollisti, i cili i kishte mbushur 31 vjet në muajin janar, është gjetur i vdekur mëngjesin e të dielës në një dhomë hoteli në Udine. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori