LAJMI I FUNDIT:

Automjeti përplaset për një turmë njerëzish në Mançester, raportohet për gjashtë të lënduar (Foto/Video)

Automjeti përplaset për një turmë njerëzish në Mançester, raportohet për gjashtë të lënduar (Foto/Video)

Disa të lënduar janë raportuar pasi një makinë goditi një turmë njerëzish jashtë qendre tregtare në Mançester.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shërbimet e emergjencës janë thirrur në qendrën tregtare Harpurhey në veri të qytetit.

Siç thuhet më tej, gjashtë persona besohet të jenë goditur nga automjeti.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës tha: “Ne u thirrëm në rrugën Lee në orën 3.25 për raporte se një makinë ishte përplasur me gjashtë këmbësorë”.

“Ne kemi një numër resursesh në vendngjarje, duke përfshirë gjashtë ambulanca”.

Ndonëse ende nuk dihet shkaku dhe motivi i një përplasje të tillë, bëhet e ditur se të gjashtë të lënduarit janë dërguar në spital. /Telegrafi/