LAJMI I FUNDIT:

Autogoli qesharak i portierit Ward mund t’i kushtojë Uellsit me mos kualifikim në Kupën e Botës

Autogoli qesharak i portierit Ward mund t’i kushtojë Uellsit me mos kualifikim në Kupën e Botës

Portieri i Uellsit, Danny Ward, ka prodhuar njërin prej autogolave më qesharak në futboll në ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

Uellsi e dinte se një fitore në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Republikës Çeke në Pragë do t’u jepte atyre një shans të madh për të siguruar një vend në play-off.


Në anën tjetër një humbje do t’i jepte Republikës Çeke avantazhin në garën për vendin e dyta në grup pas Belgjikës që është lidere.

Uells kaloi në avantazh përmes Aaron Ramsey në minutën e 36, por dy minuta më pas rezultati u barazua nga Jakub Pesek.

Gabimi katastrofal i Ward më pas i dha avantazhin çekëve për 2-1 menjëherë me të filluar pjesa e dytë.

Ramsey e fitoi posedimin e topit dhe ia ktheu portierit Ward, ku pasimi i mesfushorit të Juventus ishte i lehtë dhe portieri i Leicester Cityt duhet të kishte kontrolluar.

Sidoqoftë, ai bëri një gabim dhe e kontrolloi gabimisht topin, i cili u rrokullis drejt portës së tij.

Ward e goditi topin para se të kalonte vijën, por goditi shtyllën dhe e futi në rrjetë.

Ky është një gabim i madh në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe portieri Ward duhet ta ketë përjetuar shumë keq.

Për fat të mirë të tij, Uells e barazoi rezultatin me Daniel James.

Dy skuadrat janë të barabarta në grup me nga 8 pikë. Uellsi ka një avantazh të vogël, pasi ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori