Përbërjen themelore të këtyre automjeteve e krijojnë setet mjekësore-teknike dhe medikamentet si dhe të gjitha mjetet teknike për nevojat e sigurimit të vendit të aksidentit, evakuimin e të aksidentuarve, trijazhin, përkujdesjen dhe përgatitjen për evakuim sanitar
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë
Me qëllim të plotësimit të kushteve të domosdoshme për transport të lënduarve të rëndë dhe të sëmurëve kritikë, duhet të plotësohen parametrat në vijim:
1. Parametrat teknik të autoambulancës,
2. Parametrat mjekësor për kabinën sanitare,
3. Pajisja mjekësore-teknike adekuate për automjet.
Automjeti sanitar duhet të plotësojë këta parametra teknik:
1. Karakteristikat teknike të automjetit
2. Elementet komplekse të adaptimit-parametrat ergonomik.
Karakteristikat teknike të automjetit paraqesin vlerën e përdorimit dhe në rastin konkret definohen si nëpërmes:
1. Karakteristikat e tërheqjes (tipi i motorit, shpejtësia maksimale etj.),
2. Masat gjeometrike (gjatësia, gjerësia dhe lartësia e automjetit, lartësia e brendshme, lartësia e lypjes dhe zbritjes dhe hapësira e ambientit për pacient etj.); lartësia e brendshme e hapësirës së pacientit nuk guxon të jetë më e ulët se 1800 mm, ndërsa lartësia e dyshemesë nga toka nuk guxon të jetë më e vogël se 550 mm.
Parametrat ergonomik ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të vozitësit, pacientit dhe ekipit mjekësor. Definohen sipas komforit oscilator, zhurmës, mikroklimës, dimensioneve të hapësirës së pacientit, dritës, komunikacionit dhe sinjalizimit.
Çdo mangësi ergonomike mund të zvogëlojë kualitetin e transportit sanitar.
Automjeti më i përshtatshëm, duke respektuar propozicionet e mëparshme, është njësia për kujdes intensiv (reanimobil).
Për transportin sanitar të pacientit (transportin pa mjek) përdoret automjeti sanitar i tipit kombi i cili duhet të plotësoj të gjitha karakteristikat teknike ergonomike sikur reanimobili, për dallim përmbajtja e pajisjeve është e reduktuar dhe e standardizuar sipas qëllimit.
Automjeti për fatkeqësi masovike i takon formacionit të qendrës të mjekësisë emergjente. Automjeti është i tipit kamion furgon.
Përbërja e atij automjeti është e adaptuar dhe standardizuar për trajtimin e së paku 50 viktimave të lënduar rëndë ose pacientëve kritik.
Autoambulancë standarde për intervenime urgjente në teren
Përbërjen themelore të këtyre automjeteve e krijojnë setet mjekësore-teknike dhe medikamentet si dhe të gjitha mjetet teknike për nevojat e sigurimit të vendit të aksidentit, evakuimin e të aksidentuarve, trijazhin, përkujdesjen dhe përgatitjen për evakuim sanitar.
Tipat e mjeteve transportuese dhe përmbajtja e njësisë mobile për kujdes intensive
Në sistemin e mjekësisë urgjente (SMU) në zinxhirin e kujdesit ndaj të sëmurëve kritik dhe viktimave me lëndime të rënda e kjo me qëllim të realizimit të principit ‘’Ora e artë’’ një prej karrigeve më të rëndësishme është automjeti adekuat sanitar dhe pajisja tekniko-mjekësore.
Te fatkeqësitë masovike, kur paraqitet problem në diskrepancë në mes të numrit të aksidentuarve dhe numrit të automjeteve sanitare, e në veçanti kur duhet për kohë të shkurtë në mënyrën më të mirë të mundshme të trajtohet numër më i madh i viktimave, përdoren, mjete tjera transportuese të specializuara ose të improvizuara.
Përveç automjeteve tjera sanitare të tipit të “Reanimobill” dhe tipit të mjetit sanitar për transport përdoret edhe treni sanitar, helikopteri sanitar dhe avioni sanitar.
Nga mjetet sanitare të transportit përdoret edhe autobusi i adaptuar, kamioni, automjeti i tipit kombi dhe mjetet tjera të motorizuara, të cilat iu takojnë asociacioneve private dhe shoqërore por të cilat janë në planin e punës të fatkeqësitë masovike dhe janë të planifikuara për këtë qëllim.
Në këtë kaptinë do të flasim për tri automjete më të rëndësishme të formatizuara për ShEM.
Njësia mobile për kujdes intenziv (Reanimobil)
Me qëllim që njësia e kujdesit intensiv (reanimobil) të mundet të plotësojë nevojat e domosdoshme për trajtimin e të lënduarve dhe sëmurëve kritik, duhet të plotësohen këta parametra:
1. Parametrat teknik të automjetit sanitar,
2. Parametrat mjekësor për kabinën sanitare,
3. Pajisja adekuate mjekësore-teknike në automjet.
Automjeti Reanimobil që plotëson standardet për tretmanin e të lënduarve dhe të sëmurëve kritik
Reanimobili duhet të plotësoj këta parametra teknik:
1. Karakteristikat teknike të automjetit,
2. Elementet komplekse të komforit-parametrat ergonomik.
Karakteristikat teknike të automjetit paraqesin vlerën e përdorimit dhe në rastin konkret definohen nëpërmes:
1. Tërheqjes- karakteristikave të shpejtësisë (tipi i motorit, shpejtësia maksimale etj),
2. Masat gjeometrike (gjatësia, gjerësia dhe lartësia e automjetit, lartësia e brendshme, lartësia e ngarkesës dhe hapësira punuese për pacientin nuk guxon të jetë më e vogël se 1.800 mm, ndërsa largësia e dyshemesë nga toka nuk guxon të jetë më pak se 550 mm.
Parametrat ergonomik ndikojnë në gjendjen e përgjithshme psikofizike të vozitësit, pacientit dhe ekipit mjekësor.
Definohen nga komfori oscilator, zhurma, mikroklima, hapësirave të ambientit të pacientit, ndriçimit, komunikacionit dhe sinjalizimit.
Çdo mangësi ergonomike mund të zvogëlojë kualitetin e transportit sanitar.
Reanimobili shfrytëzohet për trajtimin e pandërprerë të pacientëve kritik dhe të lënduarve rëndë në kushte paraspitalore, si dhe për nevojat e transportit intraspitalor e gjithë kjo me qëllim të kompetencës dhe efikasitetit të punës së ekipeve të mjekësisë emergjente.
Standardin e pajisjeve mjekësore-teknike në reanimobil e sajojnë:
1. Seti për sigurimin e kalueshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes dhe oksigjenimit:
2. Seti i intubimit (laringoskopi dhe tubusi),
3. Baloni vetëzgjërues reanimues me maskë në tri dimensione,
4. Dy bombola të oksigjenit (njëra fikse në automjet dhe njëra mobile),
5. Aspiratori portable dhe kateteri aspirator,
6. Portabel respiratori;
7. Seti për monitoring EKG dhe defibrilim:
8. EKG portabel,
9. Defibrilatori me monitor dhe pace macker-in e jashtëm,
10. Paisjet për imobilizim:
11. Dysheku me vakum dhe longetat me vakum,
12. Longetat komplete për imobilizim të pjesës të unazave të pjesës cervikale,
13. Barrela fiksative për imobilizim të boshtit kurrizor,
14. M.A.S.T. (rrobat me antishok pantollona);
15. Materiali fashues;
16. Pompa infuzive, sistemi për infuzione, shiringat, gjilpërat, pipëzat dhe tretjet e ndryshme infuzive;
17. Puls oksimetri;
18. Inhalatori;
19. Aparati për matjen e sheqerit në gjak;
20. Seti për intervenime të vogla kirurgjikale;
21. Seti për lindje;
22. Barrela montuese me rrota;
23. Barrela kardiologjike
24. Ndriçimi në plafon prej 200 lukseve;
Automjeti për transport të pacientëve
Ky tip i automjetit sanitar përdoret për këto qëllime:
1. për transport sanitar në mikroregjion të stacionit për mjekësi urgjente me urdhëresë të mjekut nga njësia e mjekësisë urgjente,
2. për transport sanitar të pacientit nga institucioni hospitalor në adresë të banimit dhe anasjelltas, nëse për këtë kemi indikacione të cilat i cakton mjeku i institucionit spitalor, dispiçeri koordinator në qendër, mjeku shtëpiak (ose mjeku familjar) mjeku i repartit të mjekësisë emergjente pas intervenimit në vendin e aksidentit,
3. për transport sanitar nga vendi publik në shërbimin spitalor ose në adresën e banimit sipas urdhrit të shefit të ndërrimit, organit të rendit publik ose mjekut të emergjencës në vendin e aksidentit, për transport të aksidentuarve lehtë- të sëmurëve nga qendra e pranim-triazhimit, të organizuar në vendin e fatkeqësisë.
Çantë për trajtimin e shok traumave
Karakteristikat teknike dhe pajisja
Për transportin sanitar të pacientit (transporti pa mjek) përdoret mjeti sanitar tipit komby i cili duhet të plotësoj të gjitha karakteristikat teknike dhe ergonomike sikur edhe reanimobili, me përjashtim që përmbajtja e pajisjeve reduktohet dhe standardizohet sipas destinimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Pesë gjërat që mjekët nuk i bëjnë gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit

Shmangni këto vakte për të zvogëluar rrezikun e helmimit nga ushqimi

Cili ushqim e shkakton kancerin e cili jo: E vërteta prapa të gjitha miteve rreth ushqimeve

Çfarë janë fibrat dietike dhe përse janë të rëndësishme ato?

A keni nevojë për më shumë gjumë?

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist