LAJMI I FUNDIT:

Australiani inskenoi rrëmbimin e të dashurës si pjesë e një plani për t’i propozuar martesë

Australiani inskenoi rrëmbimin e të dashurës si pjesë e një plani për t’i propozuar martesë

Një burrë nga Sidnei, Australi, inskenoi rrëmbimin e të dashurës së tij gjatë një udhëtimi në Liban në një shaka të rëndë që është cilësuar ‘propozimi më i diskutueshëm për martesë ndonjëherë’.

Pamjet e fejesës së papritur të Adamit dhe Vanessa-s u publikuan në TikTok nga motra e dhëndrit, Tahlia në fillim të prillit, dhe vendosi mbishkrimin “si vendosi vëllai im të bëjë propozimin në Liban”, transmeton Telegrafi.


Në video, Vanessa mund të shihet e lumtur duke pirë kafe në pjesën mbrapa të një makine pranë Anfeh, në veriperëndim të vendit, me tezen dhe motrën e saj.

Disa të huaj ndaluan automjetin në mes të rrugës, hapën dyert duke mbajtur armë false dhe i tërhoqën zvarrë gratë që bërtisnin nga vendet e tyre.

“Jo të lutem”, bërtiste Vanessa.

Kishte skena kaotike në të ashtuquajturin rrëmbim, pasi kidnapuesit e morën Vanessa-n dhe e vendosën në një veturë tjetër duke ia mbuluar sytë me një shami.

Ajo ishte e frikësuar dhe konfuze pasi u mbajt peng dhe u dërgua në një lokacion misterioz.

Pasi e dërguan në lokacionin ku do të bëhej propozimi, u dëgjua muzika dhe anëtarët e familjes u emocionuan me lot.

Vanessa shpërtheu në lot kur e kuptoi se Adami, i dashuri i saj prej 10 vjetësh, po qëndronte para saj me një buqetë me lule si dhe me unazë.

Përdoruesit në rrjetet sociale e pritën me dyshime derisa disa thanë se Vanessa mund të kishte thënë jo, por disa e morën propozimin si qesharak dhe kreativ. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Libri

Libri

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Përleshja me peshkaqenin (Video)

Fun
Kalo në kategori