LAJMI I FUNDIT:

Australia raportoi 502 raste të reja nga coronavirusi

Australia raportoi 502 raste të reja nga coronavirusi

Michael Kidd, njeriu numër dy i shëndetësisë në Australi, ka deklaruar se ky vend regjistroi 502 raste të reja nga coronavirusi, derisa piku i rasteve ditore ishte gjatë muajit mars me 469 të infektuar.

“Ne raportuam vetëm dy raste më 9 qershor, gjendja ndryshoi në më pak se gjashtë javë, kjo tregon se sa shpejt mund të ndodh një shpërthimi i virusit”, tha ai.


Brenda 24 orëve të fundit, Australia regjistroi 502 raste nga coronavirusi, ndërsa vetëm në Victoria u regjistruan 484 të infektuar.

Ndryshe, numri i të infektuarve globalisht u rrit në afër 15 milionë, ndërsa 616 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Vendi më i goditur në botë nga virusi është SHBA-ja me 3.9 milionë raste dhe me 142 mijë viktima. /Telegrafi/