LAJMI I FUNDIT:

Australia ndalon eksportet e aluminit në Rusi

Australia ndalon eksportet e aluminit në Rusi

Australia ka vendosur të ndaloj eksportet e aluminit dhe xeheve të saj në Rusi.

Siç njofton Qeveria australiane, ky ndalim është si pjesë e sanksioneve kundër Moskës pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

“Rusia mbështetet te Australia për gati 20 për qind të nevojave të saj për alumin. Qeveria do të punojë ngushtë me eksportuesit dhe organet kryesore që do të preken nga kufizimi për të gjetur dhe zgjeruar tregjet ekzistuese”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Masa do të kufizojë kapacitetin e Rusisë për të prodhuar alumin, i cili është një eksportues i rëndësishëm për vendin.

Bien eksportet ruse, tregu botëror i naftës drejt 'krizës më të madhe të furnizimit'
Lexo po ashtu Bien eksportet ruse, tregu botëror i naftës drejt 'krizës më të madhe të furnizimit'

Gjiganti anglo-australian i minierave Rio Tinto zotëron 80 për qind të aksioneve në Queensland Alumina së bashku me Rusal International PJSC, si prodhuesi i dytë më i madh i aluminit në botë.

Javën e kaluar, Australia vendosi sanksione ndaj dy biznesmenëve rusë që kanë lidhje me industrinë e minerare, njëri prej tyre është miliarderi Oleg Deripaska, i cili mban aksione në Queensland Alumina.

Australia deri më tani ka vendosur gjithsej 476 sanksione ndaj 443 individëve, duke përfshirë biznesmenë të afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe 33 subjekte, duke përfshirë pjesën më të madhe të sektorit bankar. /Telegrafi/