LAJMI I FUNDIT:

Ausilio: Nëse jemi në LK e mbajmë Cancelon

Ausilio: Nëse jemi në LK e mbajmë Cancelon
Joao Cancelo duke festuar golin ndaj Cagliarit (Foto: Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, e pranon se për të mbajtur Joao Cancelon duhet skuadra që të garojë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Portugezi është huazuar nga Valencia, por me drejt blerje për 35 milionë euro.


“Karamoh? Ai është një djalosh i ri dhe i duhet më shumë kohë për të treguar vetën”, ka thënë Ausilio për Radio Anch’io Sport.

Joao Cancelo gjatë ndeshjes kundër Atalantas (Foto: Getty Images)

“Ai bëri mirë në Francë dhe ne kemi bërë mirë që nënshkruam me atë për një çmim të ultë. Tani po shikojmë rezultatet, të cilat të gjithë i kemi pritur”.

“Dalbert? Nëse ai nuk po luan, është sepse kemi Cancelon dhe D’Ambrosion që po luajnë mirë. Dikush duhet të qëndrojë jashtë, për të treguar se ai vlen, është interesimi i shumë klubeve tjera”.

Man United lidhet me Cancelon
Lexo po ashtu Man United lidhet me Cancelon

“Cancelo? Ne do të marrim vendim nëse do e mbajmë posa të përfundojë sezoni, duke parë nëse jemi në Ligën e Kampionëve apo jo”

“Spalletti dhe Icardi? Liga e Kampionëve nuk do përcaktojë nëse a do nënshkruajnë apo jo kontrata të reja”.

“Transferimet? Shpresoj të jemi në rregull me Fair Play Financiar, duke sakrifikuar vetëm disa lojtarë të rinj siç kemi bërë në vitin e kaluar”.

Joao Cancelo duke festuar golin ndaj SPAL me Perisic dhe Marcelo Brozovic (Foto: Getty Images)

“Pra, nuk është e thënë që dikush nga emrat e mëdhenj të largohet. Për shembull Perisic, që vitin e kaluar qëndroi pavarësisht interesimit të Manchester Unitedit”.

“Natyrisht që Liga e Kampionëve do të na ndihmojë në aspektin ekonomik”, ka shtuar numri një i tregut të transferimeve të Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori