LAJMI I FUNDIT:

Aurela: Në këtë moment kaq të vështirë, i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri

Aurela: Në këtë moment kaq të vështirë, i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri
(Foto: Instagram/aurelagaceofficial)

Aurela Gaçe, e cila ka qenë një prej artistëve të shumtë që janë angazhuar në ndihmë të të prekurve nga tërmetet në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ritheksuar gatishmërinë e shqiptarëve për t’i ndalë në ndihmë njëri-tjetrit në momentet e vështira.

“Nuk më duket e udhës të tregoj ndihmën time, sepse kur bëhet diçka, bëhet jo për ta ditur të tjerët, por për shpirtin tim. Në këtë rast, më duhet ta bëj publike për arsye më të mëdha, por sigurisht edhe online siç e shikoni kam qenë anonim, por këtë rast e bëj për t’u bërë thirrje miqve, artistëve, e cilitdo që nëse e ka një mundësi, le të ndihmojmë të ndërtohen shtëpitë”.

“Qytete e fshatra, motra e vëllezër, fëmijë, nëna e baballarë të ngelur pa asgjë. Të tjerë humbën jetën. O Zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur të trishtuar në shpirt. Humbje e madhe njerëzore. Por, në këtë moment kaq të vështirë, ne i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri”.

“Në fatkeqësi, ne kishim nevojë për dorën e ngrohtë e ja, anembanë vendit janë hapur dyert e zemrat për ndihme, nga Kosova e Diaspora morëm kaq shumë po kaq shumë dashuri, sa zemra e trishtuar njëherësh u ngjall. Faleminderit. Fqinjët e vendit e shumë kombe miq të vendit tonë të vuajtur, ishin këtu. Faleminderit”.

“Në këtë rast, thjeshtë dua të bëj thirrje për ndihmë, sigurisht duke dhënë edhe vet ndihmën time e do të vazhdoj ta jap (sepse do të duhen muaj e muaj për t’u rimëkëmbur e ndihma nuk përfundon këtu). Zoti e bekoftë këtë popull të vuajtur, por kaq të bukur”.

“Edhe diçka. Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varfëri shpirtërore. Ne, jemi miliona zemra të bashkuara dhe fytyra jonë e vërtetë janë ata njerëz që pa u lodhur me vetëmohim, kanë ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, deri tek ata që ushqyen me dashuri të pakufi secilin në nevojë. Këta jemi ne. Popull i bukur”, ka shkruar Aurela në një postim në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Nuk me duket e udhes te tregoj ndihmen time, sepse kur behet dicka, behet jo per ta ditur te tjere, por per shpirtin tim . Ne kete rast ,me duhet ta bej publike per arsye me te medha,por sigiurisht edhe online sic e shikoni kam qene anonim ,por kete rast e bej per tu bere thirrje miqve, artisteve, e ciltdo qe nese e ka nje mundesi, le te ndihmojme te ndertohen shtepite . Qytete e fshatra ,motra e vellezer, femije, nena e baballare te ngelur pa asgje. Te tjere humben jeten . O zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur te trishtuar ne shpirt . Humbje e madhe njerezore. Por ,ne kete moment kaq te vesbtire, ne ,i dhame njeri tjetrit kaq shume dashuri . Ne fatkeqesi, ne kishim nevoje per doren e ngrohte e ja, anembane vendit jane hapur dyert e zemrat per ndihme, nga Kosove e Diaspora morem kaq shume po kaq shume dashuri,sa zemra e trishtuar njeheresh u ngjall . Faleminderit 🙏❤ Fqinjet e vendit e shume kombe miq te vendit tone te vuajtur, ishin ketu. Faleminderit 🙏❤! … … Ne kete rast, thjeshte dua te bej thirrje per ndihme, sigurisht duke dhene edhe vete ndihmen time e do te vazhdoj ta jap ( sepse do te duhen muaj e muaj per tu rimekembur e ndihma nuk perfundon ketu). Zoti e bekofte kete popull te vuajtur,por kaq te bukur 🙏🙏🇦🇱🇽🇰❤ … Edhe dicka. Ne nuk mund te perfaqesohemi nga disa individe perfitues e te ligj qe ne keto momente, kane mendjen te pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varferi , shpirtererore. Ne ,jemi miljona zemra te bashkuara dhe fytyra jone e vertete jane ata njerez qe pa u lodhur me vetemohim,kane ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerzve nga rrenojat , der tek ata qe ushqyen me dashuri te pakufij secilin ne nevoje. Keta jemi ne. Popull i bukur.

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on Nov 29, 2019 at 11:23am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori