LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimi i rremë i “bisedës“ mes Kurtit dhe Hovenierit, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Audio-incizimi i rremë i “bisedës“ mes Kurtit dhe Hovenierit, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar audio-incizimin i cili është publikuar në rrjetin rus Telegram, ku pretendohet për një bisedë që është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Kryeziu ka thënë se incizimi në fjalë është “deepfake” (zë i montuar) dhe sipas tij ka për qëllim të mashtrojë publikun.


Publikohet në Telegram audio-incizimi i rremë ndërmjet Hovenierit dhe Kurtit, eksperti Musliu: Ky është një falsifikim nga një profil serb
Lexo po ashtu Publikohet në Telegram audio-incizimi i rremë ndërmjet Hovenierit dhe Kurtit, eksperti Musliu: Ky është një falsifikim nga një profil serb

“Një audio shqetësuese deepfake po qarkullon aktualisht në kanale dhe media të ndryshme sociale, duke përfshirë Tëitter-in, me qëllim për të mashtruar publikun. Edhe një herë rikujtojmë rreziqet që përmbajtja e rreme dhe e manipuluar paraqet për të vërtetën, demokracinë dhe në fund të fundit paqen”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë thirrje që të mos besohet gjithçka që publikohet në mediet sociale ose në aplikacionet tjera.

“Mos besoni gjithçka që lexoni – ose dëgjoni – që qarkullon në mediet sociale ose aplikacionet e mesazheve. Gjithmonë kontrolloni me një burim të besuar përpara se të ndani regjistrimet, videot ose imazhet potencialisht të rreme, nxitëse ose shpifëse”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Deepfake” definohet si audio dhe video e një personi, e manipuluar për t’u dukur dhe tingëlluar si një person i vërtetë, duke thënë diçka që ai person kurrë nuk e ka thënë. /Telegrafi/