LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang tenton të bind Dembelen t’i bashkohet te Arsenali

Aubameyang tenton të bind Dembelen t’i bashkohet te Arsenali
Dembele dhe Aubameyang (Foto: David Price/Arsenal FC via Getty Images/Guliver)

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të ndihmojë Arsenalin në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi gabonez thuhet se është në bisedime me Ousmane Dembele për të bindur atë që të kalojë te The Gunners.


Sulmuesi francez nuk ka të ardhme më te Barcelona, andaj në këtë afat do të largohet nga Camp Nou.

Aubameyang është në kontakt të vazhdueshëm me Dembelen, pasi që të dy kanë luajtur te Borussia Dortmundi.

Në rast se gabonezi e bind ish-bashkëlojtarin që të kalojë në Emirates, atëherë Arsenali duhet të paguajë 90 milionë euro.

Edhe pse Barcelona e transferoi atë për 140 milionë euro nga skuadra gjermane, lojtari ka pësuar rënie në vlerë shkaku i lëndimeve të shumta. /Telegrafi/