LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang: Fitorja ndaj Bayernit, e kthen Dortmundin në rrugën e duhur

Aubameyang: Fitorja ndaj Bayernit, e kthen Dortmundin në rrugën e duhur

Pierre-Emerick Aubameyang beson se Borussia Dortmundi e ka rikthyer në rrugën e duhur fushatën e sivjetme në kampionatin gjerman.

BVB triumfoi në derbin e të shtunës kundër kampionit Bayern Munich, pikërisht me golin e sulmuesit nga Gaboni të realizuar pas 11 minutash lojë në Signal Iduna Park.


Kjo ishte humbja e parë sezonale e bavarezëve, ndërsa Dortmundi tash është gjashtë pikë prapa liderit RB Leipzig dhe pozicionohet në vend të tretë.

Aubameyang kalon Dortmundin në epërsi ndaj Bayernit (Video)
Lexo po ashtu Aubameyang kalon Dortmundin në epërsi ndaj Bayernit (Video)

“Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të fitonim. Tash, më në fund, jemi thyer në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

“Duhet të jemi të përqendruar në ndeshjet tona dhe të mos shpërqendrohemi me atë që bëjnë ekipet tjera. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë”, ka deklaruar Aubameyang për BVBtotal. /Telegrafi/