LAJMI I FUNDIT:

Atmosferë shumë e mirë dhe angazhim maksimal në stërvitje, Kosova në pritje të ndeshjes ndaj Malit të Zi

Atmosferë shumë e mirë dhe angazhim maksimal në stërvitje, Kosova në pritje të ndeshjes ndaj Malit të Zi
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës ka vazhduar në orët e mesditës së të shtunës përgatitjet për ndeshjen kundër Malit të Zi, e cila zhvillohet ditën e hënë.

Në shërbim të përzgjedhësit Bernard Challandes kanë qenë të gjithë futbollistët, të cilët gjatë daljes në fushën e gjelbër janë shoqëruar me duartrokitje të një grupi të fëmijëve, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur stërvitjen e Dardanëve.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Për dallim nga ditët e kaluara kur stërvitjet janë zhvilluar në orët e mbrëmjes, të shtunën, trajneri zviceran ka preferuar orët e mesditës për ta kryer stërvitjen e radhës, në të cilën futbollistët krahas punës në aspektin fizik dhe disa skemave të lojës, u fokusuan edhe në harkime nga krahët si dhe ushtruan gjuajtjet standarde, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Foto: ffk-kosova.com)

Edhe në këtë seancë stërvitore Challandes kërkoi nga futbollistët që kundër Malit të Zi të jenë sa më agresivë në sulm dhe të jenë sa më të përqendruar që të shfrytëzojnë në maksimum secilin rast që u jepet.

Ndërkohë, atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët e presin me entuziazëm mbrëmjen e të hënës me bindje se do të arrijnë fitoren e radhës, e cila do t’i mbajë Dardanët në garë për kualifikim në ‘Euro 2020’.

Stërvitjen e fundit para ndeshjes, Kosova do ta zhvillojë të dielën në orën 18:00, ku trajneri zviceran përfundimisht do të vendosë për lojtarët me të cilët do t’i kundërvihet Malit të Zi.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori