LAJMI I FUNDIT:

Atleti që vrau të fejuarën: Natën ëndërroj sikur fle përkrah saj, por kur hap sytë e kuptoj se ajo nuk është më

Atleti që vrau të fejuarën: Natën ëndërroj sikur fle përkrah saj, por kur hap sytë e kuptoj se ajo nuk është më

Oscar Pistorius rrëfehet publikisht në një intervistë të gjatë në televizion për ngjarjen tragjike, ku ekzekutoi të fejuarën e tij, Reeva Stenkamp.

Fjali pas fjalie ai rindërtoi ngjarjet sipas versionit të tij. Ish kampioni paraolimpik e nisi rrëfimin me kujtimet që ka nga ish e fejuara, e cila u ekzekutua me pistoletë në shtëpinë e atletit natën e 14 shkurtit të vitit 2014.


Më 6 korrik të këtij viti ai u dënua me gjashtë vjet heqje lirie për krimin e bërë, por Pistorius në intervistën e tij hedh poshtë shumë akuza të prokurorisë dhe shpjegon se ai e kishte të pamundur të hidhte përdhe derën e tualetit pa ndihmën e protezave, transmeton SuperSport.

Gjashtë vjet burg për Oscar Pistorius
Lexo po ashtu Gjashtë vjet burg për Oscar Pistorius

“Do të kisha pranuar 10 vjet heqje lirie për vrasje me dashje, por nuk arrij as ta mendoj një gjë të tillë. Ajo çfarë bëra ishte e tmerrshme, sepse i shkaktova një dhimbje të madhe familjes së saj dhe times. Natën ëndërroj sikur fle përkrah saj, por kur hap sytë e kuptoj se ajo nuk është më. Ëndrrat e lumtura janë më të këqija se makthet”, ka thënë ai.

Pistorius duhet të bashkëjetojë përherë me pasojat e ngjarjes tragjike edhe pse ligjërisht beteja nuk është mbyllur ende. Tashmë organi i akuzës ka ndryshuar versionin, duke kërkuar 15 vjet heqje lirie për vrasje me dashje, por Pistorius kërkon që gjykata ti japë një mundësi për të treguar sërish se ai mund të jetë një shembull për shoqërinë.

“Nëse do të më vijë një ofertë për të ndihmuar shoqërinë do ta prisja me kënaqësi. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit në nevojë sepse edhe Reeva do të donte që unë të bëja një jetë të tillë”, ka shtuar ai.

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

Magazina
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Vazhdojnë hatërmbetjet edhe pas Big Brother - Roza Lati e thumbon me një postim Françeskën?

Vazhdojnë hatërmbetjet edhe pas Big Brother - Roza Lati e thumbon me një postim Françeskën?

Magazina
Kalo në kategori