LAJMI I FUNDIT:

“Ateizmi”: I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studiot e televizionit dhe e këshillon të shkoj te psikiatri (Vide0)

“Ateizmi”: I ftuari në emision nuk beson në Zot, prezantuesi e përzë nga studiot e televizionit dhe e këshillon të shkoj te psikiatri (Vide0)

Ky është momenti kur një burrë përjashtohet nga studiot e një televizioni në Egjipt, pasi i tha prezantuesit se nuk beson në Zot.

Mohammed Hashem – i cili flet haptazi për ateizmin, ishte ftuar në emision për të folur për këndvështrimin e tij për ateizmin, transmeton Telegrafi.


Por, sapo filloi të flasë, prezantuesi i emisionit dëgjohet duke i thënë se ka nevojë për psikiatër dhe se patjetër duhet të lëshoj studiot e televizionit.

Mohammed ishte shfaqur në një televizion privat “Alhadath Alyoum”, por sapo filloi emisioni që përkthehej në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtime në Lindjen e Mesme – prezantuesi filloi ta sulmojë verbalisht dhe nuk e linte të shpjegonte qëndrimin e tij.

“Si mund të thuash ashtu? Kush të krijoi ty? Kush ta mundësoi të jetosh si qenie njerëzore?”, dëgjohet prezantuesi duke i thënë të ftuarit.

Dhe sapo filloi të shpjegoj teorinë e Big Bangut, ai sërish është ndërprerë nga prezantuesi. Burri që udhëhiqte emisionin Abd Al-Halim, i drejtohet audiencës duke i kërkuar falje që po lejojnë këtë njeri të flet për gjëra të tilla. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori