Atalanta vazhdon të ‘shkatërrojë’ rekordet, pasi ata janë skuadra e parë që nga sezoni 1959-60 që shënojnë të paktën 61 gola në 23 ndeshjet e tyre të para në Serie A.

Djelmoshat e Gian Piero Gasperinit u rikthyer nga disavantazhi për të mposhtur Fiorentinën 2-1 të shtunën në Stadio Artemio Franchi.

Këto dy gola të shënuara ndaj klubit Viola e bëjnë Atalantan klubin me më shumë gola në Serie A këtë sezon.

Zyrtare: Gasperini trajneri më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A Zyrtare: Gasperini trajneri më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

Kjo jo vetëm që i bën ata skuadrën më të frytshme në këtë sezon, por edhe ekipin me më shumë gola të shënuara në 60 vitet e fundit të futbollit italian.

Askush nuk kishte grumbulluar 61 gola deri në fund të javës së 23-të në Serie A që nga Juventusi në sezonin 1959-60.

Ata e përfunduan atë sezon me 92 gola në 34 ndeshje, por divizioni tani ka 20 ekipe, kështu që do të garojnë për 38 ndeshje.

Në pesë ligat më të mira të Evropës, vetëm Manchester City ka shënuar më shumë se Atalanta këtë sezon, duke shënuar 65 gola në 25 ndeshje. /Telegrafi/