Juventusi ka fituar në udhëtim te Atalanta me rezultat 3-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Reklama

Zonja e Vjetër ka arritur të fitojë me rikthim një ndeshje të madhe në udhëtim te Atalanta, fitore e cila e ka ngritur në plus pesë pika nga ndjekësi i parë, Interi.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Robin Gosens (56′) për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain (74′, 82′) dhe Paulo Dybala (90+) për mysafirët.

Juventusi fiton me rikthim te Atalanta Juventusi fiton me rikthim te Atalanta

Lojtari më i vlerësuar i ndeshje ishte sulmuesi argjentinas, Higuain, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 8.9.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Reklama

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Pierluigi Gollini që u vlerësua me notë 5.5.

Reklama

Për 90 minuta në këtë takim luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mira dhe u notua me 6.4.

Atalanta:

Juventus:

/Telegrafi/