LAJMI I FUNDIT:

Ata i thurin lavde njëri-tjetrit, por cili ka skuadrën më të fortë

Ata i thurin lavde njëri-tjetrit, por cili ka skuadrën më të fortë

Belgjika është ekipi evropian i renditur më lart se të gjithë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, por trajneri Marc Wilmots e pranon presionin e madh me të cilin përballet kombëtarja e tij, përpara debutimit ndaj Italisë, trajneri i së cilës Antonio Conte pretendon se do të zbresë 11 “luftëtarë” në fushë.

Belgëve u mungon një fitore në ndeshje zyrtare kundër Italisë që prej majit të vitit 1972, ndërsa tetë vite më vonë “djajtë e kuq” arritën në finale pas barazimit pa gola në Torino me italianët. Por një ndeshje mes këtyre dy ekipeve ama, i ka parë të përballen kundër njëri-tjetrit dy trajnerët respektivë: Wilmots dhe Conte u aktivizuan që të dy në sfidën e “Euro 2000” të fituar prej Azzurrëve me rezultatin 2-0. Megjithatë, Italia nuk e ka fituar ndeshjen hapëse në tre Evropianët e fundit, transmeton TCH.


Sa u përket formacioneve të të dy ekipeve, Italia duket se i ka më të qarta idetë, teksa pritet të zbresë me skemën 3-5-2 me Buffon në portë; Barzagli, Bonucci dhe Chiellini në mbrojtje; De Rossi në qendër të mesfushës, Parolo dhe Giaccherini përreth tij, ndërsa Candreva dhe Darmian nga krahët në mbështetje të dyshes sulmuese Pelle-Eder.

Ndërsa për Belgjikën, Wilmots pritet të aktivizojë: Courtois; Alderweireld, Denayer, Vermaelen, Vertonghen; Witsel, Nainggolan; Mertens, De Bruyne, Hazard; Lukaku.

“Fitorja sot do të na jepte më shumë besim për gjithçka, ndërsa një humbje do të na trondiste paksa. Italia është një prej kundërshtarëve më prestigjiozë dhe më të vështirë për t’u përballur, e për më tepër në një ndeshje hapëse, ndaj dhe duhet të jemi në superformë që në fillim. Mendoj se ata bëhen më të rrezikshëm kur vihen me shpatulla pas murit. Ndërkohë, kampionati italian është një nga më të mirët në botë, me lojtarë të klasit të lartë dhe me trajnerë shumë të përgatitur, të cilët bëjnë maksimumin për t’i pasur lojtarët në formë tepër të mirë fizike. Ndërsa ne kemi ende shpresa, duke parë që në 4 vitet e fundit kemi pasur rezultate shumë të mira. Do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe e theksoj që do të jetë e nevojshme, pasi unë nuk kam frikë nga presioni”, tha trajneri belg Marc Wilmots.

Italiani Conte është përgjigjur thuajse me të njëjtën monedhë, edhe me lavde për belgët.

“Kemi përballë 23 luftëtarë kundër 23 luftëtarëve. Por vendi ynë na ka vënë me shpatulla pas murit, ndaj dhe duhet të jemi më shumë sesa luftëtarë. Është e rëndësishme kjo, por mbi të gjitha duhet të përdorim trurin dhe të përpiqemi të luajmë ashtu siç jemi përgatitur gjatë ditëve të fundit. Ka shumë pak gjëra që mund të them për Belgjikën, të gjithë i njohin mirë aftësitë dhe kapacitetet e saj, ndërsa puna e tyre ka rezultuar e frytshme duke nxjerrë kaq shumë talente të rinj. I përgëzoj ata, sepse kjo do të thotë që kanë punuar mirë me futbollin. Ata janë të fortë në çdo repart dhe kanë elementë të spikatur dhe, jo vetëm që janë kundërshtarë të fortë sot, por do të jenë të tillë edhe në të ardhmen”, deklaroi Conte.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori