LAJMI I FUNDIT:

Ata që neveriten nga zërat e ndryshëm, vuajnë nga mizofonia

Ata që neveriten nga zërat e ndryshëm, vuajnë nga mizofonia

Disa nga ne, bëhemi nervoz kur e dëgjojmë dikë duke u përtypur, apo duke gërryer tavolinën me thonj. Por, a ju vënë këta zëra në panik, siklet - apo aq të mllefosur, sa të lëndoni dikë fizikisht?

Dallimi është i madh, në vend të një dite të keqe dhe vuajtjes nga mizofonia.

Mizofonia, thjeshtë do të thotë “zëra të urryer”. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje, kanë neveri tek disa zëra dhe tinguj specifik.


Këta mund të jenë zëra gjatë ngrënies (përpirja, përtypja, shpëlarja e gojës me lëng), fërshëllima, takat në dysheme, frymëmarrja e rëndë dhe shtypja në tastierë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtyre tingujve, ata që vuajnë nga mizofonia, mërziten shpejtë, irritohen apo bëjnë edhe veprime të papritshme.

Shërimi i kësaj sëmundjeje, mund të bëhet përmes vizitave tek psikologu, meqenëse e tëra është tek truri, e jo te shqisa e mirë e të dëgjuarit.

Kjo sëmundje, nuk është e lindur apo e trashëguar, por zhvillohet në adoleshencën e hershme.

Mizofonia është një fjalë që rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “urrejtje ndaj tingullit”. E njohur gjithashtu si sindroma e ndjeshmërisë selektive, është një anomali e mirëfilltë e trurit me simptoma psikologjike dhe fiziologjike.

Në një studim të fundit, skanimet me MRI treguan një ndryshim të dukshëm në strukturën e trurit të atyre që kanë mizofoni dhe në mënyrën e reagimit të trurit të tyre kur dëgjojnë tinguj të përsëritur.

Ata mund të ndiejnë ankth, nervozizëm dhe panik kur dëgjojnë tingujt. Kjo mund të çojë në shmangie, izolim dhe depresion. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori