LAJMI I FUNDIT:

Astrologjia dhe mjekësia

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë. Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës. Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit, ose binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të shkaktojnë aversion të dyanshëm.


Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut

Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj. Fazat e ndryshme të Hënës ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave mentale. Pasi që Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e njeriut. Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra. Po ashtu edhe shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.

Shërimi nën ndikimin e Hënës

Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale. Qysh në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i organizmit. Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot.
Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari. Ndërsa nuk preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe. Mjekët që konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit…/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Kalo në kategori