Sikurse Ford, do të punojë në ndryshimin e sistemit të automobilizmit, se sa të mbetet një kompani që vetëm prodhon makina

Të gjithë njohësit e automobilizmit, janë të bindur se në të ardhmen do të ketë makina vetë vozitëse, që ndahen bashkë me të tjerët, gati njëjtë sikurse shërbimi Uber, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, konsiderohet se askush nuk do të kishte nevojë për veturë personale, të cilën duhet blerë dhe paguar për mirëmbajtje. Kjo do të bënte që shumë pak prodhues, t’i mbijetojnë këtij sistemi të ri, me pak makina që prodhohen.

Për këtë të ardhme, është thënë se Ford dhe BMW kanë nisur përgatitjet, ndërsa tani behet e ditur se edhe Aston Martin ka plane rrënjësore për të ardhmen e automobilizmit dhe po punon në këtë drejtim.

Nikki Rimmington është kryesuesja e grupit të planifikimit në Aston Martin, që ka treguar disa detaje, lidhur me të ardhmen e automobilizmit, që konsideron kompania saj.

“Makinat autonome, duhet të jetë të shpejta dhe që ndodhen ku do, duke iu mundësuar njerëzve të lëvizin sa më shpejtë, duke mundësuar të jetojnë në periferi dhe të shkojnë në qendra me shpejtësi” ka thënë Rimmington.

Sipas saj, makinat do të prodhohen për shërbime të ndryshme, që do të jenë në dispozicion të klientët në çdo moment, ndërsa sfidë do të jetë, që të jenë gjithnjë të pastra dhe në gjendje të mirë. /Telegrafi/