LAJMI I FUNDIT:

Assuncao – Moraes, sytë e adhuruesve të UFC në rimeçin e zjarrtë që përcakton kundërshtarin e T.J. Dillashaw

Assuncao – Moraes, sytë e adhuruesve të UFC në rimeçin e zjarrtë që përcakton kundërshtarin e T.J. Dillashaw

Ultimate Fight Championship (UFC) të shtunën do të ketë një prej mbrëmjeve të radhës shumë speciale, që mbahet kësaj radhe në Fortaleza të Brazilit.

Të gjitha sytë do të jenë te dueli i dy rivalëve që janë përballur edhe më parë, Raphael Assuncao dhe Marlon Moraes.


Përballja e tyre e parë në UFC 212 e mbajtur në vitin 2017 ishte tejet e ngushtë, ku Moraes ishte ai që triumfoi për një pikë më shumë në raundin e parë, pasi dy raundet tjera ishin të barbarta (11 me 11) dhe (19 me 19).

Të dy kundërshtarët e vjetër janë të përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe pritet që ata të ndryshojnë strategjitë për të arritur rrugëtimin drejt titullit.

Triumfi i TJ Dillashaw (ndeshja u transmetua në Supersport) e ka lënë divizionin e kategorisë së mesme të lehtë në diskutim, pasi ky i fundit po pret kundërshtarin e radhës.

Dueli ku fituesi lufton për brezin e kampionit me TJ Dillashaw pritet të jetë i ngushtë, e këtë nuk e tregoi lufta e parë e tyre.

Marlon Moraes ka 3 fitore dhe një humbje në UFC, kurse në MMA ka 21 fitore, 5 barazime dhe një humbje.

Statistikë më impresive ka Raphael Assuncao me 27 fitore e pesë humbje në MMA dhe 11 fitore e dy humbje në UFC.

Superndeshja ku fituesi përballet me TJ Dillashaw për titull në UFC të radhës transmetohet ekskluzivisht në platformën IPKO, në kanalin Supersport 2 të dielën nga ora 02:00 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori