LAJMI I FUNDIT:

Assange pretendon se po dëgjon zëra në burg, mund të kryej vetëvrasje

Assange pretendon se po dëgjon zëra në burg, mund të kryej vetëvrasje

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është ankuar se po dëgjon zëra dhe muzikë në burg, të cilat po e nxitin të kryen vetëvrasjeje, tha psikiatri Michael Kopelman gjatë një seance në një gjykatë në Londër duke shqyrtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e tij.

Assange “rrezikon të kryej vetëvrasje nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara”, të cilat dëshirojnë ta ndjekin penalisht për rrjedhjen e qindra mijëra dokumenteve sekrete, tha Kopelman në Gjykatën Penale të Old Bailey në Londër, raporton BBC.


Ai përmendi “depresionin e rëndë” dhe “simptomat psikotike” të Assanget, duke përfshirë halucinacionet e zërit që dëgjon në qeli e burgut në Belmarsh, afër Londrës, transmeton Telegrafi.

Assange i tha psikiatrit se dëgjoi zëra që i thoshin “ju jeni pluhur, ju keni vdekur, ne do të vijmë për ju”.

Psikiatri tha se gjendja e Assanget do të përkeqësohej ndjeshëm nëse ekstradohej në Amerikë.

Partnerja e Assanget, Stella Moris, gjithashtu tha se kishte frikë se mund të vriste veten. Ata kanë dy vajza të vogla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori