LAJMI I FUNDIT:

Asllani optimist: Shqipëria do të shkoj larg

Asllani optimist: Shqipëria do të shkoj larg

Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon stërvitjet për dy ndeshjet e radhës, teksa në konferencën e sotme për shtyp ka dalë mesfushori i talentuar Kristjan Asllani.

Kristjan Asllani e ka harruar finalen e Ligës së Kampioneve dhe fokusin e ka te Kombëtarja dhe marrja e tre pikëve ndaj Moldavisë.


Mesfushori i Interit mendon se kuqezinjtë duhet ta kontrollojnë ndeshjen e së shtunës dhe të marrin tre pikët.

Ai beson shumë se Shqipëria mund ta sigurojë një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Bashkimi me ekipin – “Kam ardhur prej dy ditësh dhe e kam parë grupin shumë mirë. Po stërvitemi shumë fort dhe po presim ndeshjen me Moldavinë. Do të bëjmë mirë”.

Nevoja e fantazisë në mesfushë – “Moldavia është një skuadër që do të na presë në fushën e vet. Gjëja kryesore ndaj këtij ekipi është që ta mbajmë ne topin sa më shumë”.

Mentaliteti i Interit, sa e ndihmon – “Kam marrë pak minuta, por të shohësh lojtarët që luajnë para meje, është një endërr vetëm të luash me ta. Kam mësuar shumë dhe kam ardhur këtu me objektivin të marrim tre pikët me Moldavinë. Pastaj shohim ndeshjen tjetër”.

Mentaliteti i fituesit – “Kam qenë brenda një grupi që donte t’I fitonte të gjitha ndeshjet. Kemi fituar dy kupa. Vij këtu dhe dua të jetë një grup që do të fitojë çdo ndeshje, të mendojmë ndeshje për ndeshje dhe të arrijmë te ëndrra jonë, që është Europiani”.

Kërkesat e Silvinjos për lojën – “Silvinjo përdor një modul që unë e kam shumë qejf. Është një trajner që flet me të gjithë futbollistët. Ka folur me të gjithë. Sapo ka firmosur ka folur me mua dhe kam një raport shumë të mirë me të”.

Ku mund të arrijë Shqipëria – “Sa ka dalë grupi e kam thënë se kjo Kombëtare mund të arrijë shumë larg. Jemi një grup shumë i mirë, shumë lojtarë të fortë. Të kalojmë grupin dhe të shkojmë në Europian, kjo është ëndrra jonë”.

Pse mund të shkojë Shqipëria sërish në Europian – “Siç e thashë më parë, për mua ky grup është shumë i mirë. Jemi disa lojtarë të rinj, disa me eksperiencë. Unë shpresoj të arrijmë tek objektivi ynë dhe për mua do t’ia dalim”.

Mesazhi për tifozët – “Është një gjë shumë e bukur të luash këtu në shtëpi, në Tiranë. Shpresoj të vijnë sa më shumë tifozë. Jemi shumë të lumtur. Shpresojmë që ta mbushin stadiumin”.

A do jemi më sulmues si ekip – “Varet nga ndeshjet. Silvinjo ka ardhur këtu dhe po luajmë me 4 mbrapa. Kemi luajtur disa herë me pesë. Ndaj Polonisë kemi luajtur më mbrapa, e tillë ishte ndeshja. Me Moldavinë për mua duhet ta mbajmë topin gjithë ndeshjen. Sa më shumë e mban topin, ke më shumë shanse të shënosh gol”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori