LAJMI I FUNDIT:

Asllani nuk mendon më për Ukrainën, tregon pikën e fortë të Gjeorgjisë dhe çfarë foli me Manajn

Asllani nuk mendon më për Ukrainën, tregon pikën e fortë të Gjeorgjisë dhe çfarë foli me Manajn

Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë ai kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve e vlefshme për Grupin B4, e cila do të luhet mbrëmjen e 10 shtatorit në “Arenën Kombëtare”.

Mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani thotë përpara mediave se i gjithë fokusi është te takimi me Gjeorgjinë dhe se duhet lënë pas takimi me Ukrainën.

“Të dyja skuadrat vijnë nga një fitore. Ata kanë marrë një rezultat të thelë kundër Çekisë. Jemi të lumtur që i kemi të gjithë tifozët në stadium. I falënderojmë! Gjeorgjia është një ekip i madh. Tani po rritet. E pamë dhe në Europian. Duhet ta harrojmë ndeshjen me Ukrainën. Duhet të fokusohemi në këtë ndeshje që të marrim pikët.


Jemi shumë mesfushorë. E gjithë puna është për t’u bërë në fushë. Kemi luajtur më shumë unë dhe Ramadani, por unë ndihem mirë me të gjithë. Objektivi është të bëjmë pikë dhe të fitojmë për tifozët dhe të gjithë shqiptarët.
Unë kam luajtur disa herë përpara mbrojtjes. Këtu luaj pak më përpara sepse Ramadani luan përpara mbrojtjes. Besoj se jam rritur në fazë defensive. Objektivi im është të rritem dhe të jap më të mirën për ekipin.

Kanë kaluar dy vite, por besoj se ky viti i fundit ka qenë shumë i mirë për Shqipërinë. Kemi luajtur në Europian dhe besoj se kemi bërë mirë. Duhet ta harrojmë këtë Europian dhe të fokusohemi te ndeshjet. E dimë ne se cili është objektivi ynë.

Përplasja me Manaj?

Unë dhe Rey jemi shumë shokë. Jemi tallur shumë për atë aksion që u bë. Ato gjnëra ngelin në fushë. Unë i kërkova falje. Doja ta gjuaja unë, por edhe ai. Është normale. Rey bëri goditjen dhe fituam ndeshjet. Ai është sulmues dhe të gjithë sulmuesit duan të bëjnë gol. Bëri super ndeshje, por atë e lamë pas dhe fokusohemi te Gjeorgjia.
Kemi një grup shumë të fortë. Kemi Ukrainën që luajtëm, një skuadër që bën lojë të bukur. Nesër vjen te shtëpia jonë një skuadër që po rritet dhe bën futboll të bukur. Pastaj është dhe Çekia që kemi luajtur dhe është një skuadër e mirë. Objektivi ynë dihet, por jemi shumë të fokusuar te takimi nesër.

Sigurisht që trajneri që kam te Interi i sheh ndeshjet. Unë kam shkuar atje për rolin e Brozoviç. Këtu po bëj rolin që shkoj përpara. Mund të ndihmoj me asiste dhe gola dhe ky është objektivi im. Deri tani s’kanë ardhur shumë gola dhe shpresoj të vijnë.

Gol tre-pikësh i Asllanit me penallti apo gol tre-pikësh i Manajt me goditje dënimi?Do zgjidhja golin tre-pikësh të Manajt.

Siç thashë për ekipin gjeorgjian është një ekip në rritje. Mund të flas për Kvaratskhelian. Kam luajtur kundër, është një lojtar shumë i fortë, kjo s’diskutohet. E respektojmë dhe duhet ta kemi kujdes. Duhet të rrinë dy veta te ai. Gjeorgjia është një skuadër e fortë në kundërsulm dhe ne duhet të mbrohemi mirë”, thotë Asllani. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

Përfaqësueset
Kalo në kategori